75 Mall Live Search
10:11 / E Enjte, 18 Dhjetor 2025 / P M

Enver Hoxhaj tregon planin për arsimin: Shkolla pa libra, arsimi do të bëhet komplet në digjital

Ish-ministri i Arsimit dhe kandidat për deputet, Enver Hoxhaj, ka prezantuar vizionin e tij për arsimin përmes një videoje të realizuar me Inteligjencë Artificiale, duke rikujtuar reformat e viteve 2008–2010 dhe duke kërkuar një kthesë të qartë drejt mësimit digjital.


Hoxhaj theksoi se gjatë mandatit të tij si ministër, fokusi ka qenë i qartë dhe i qëllimshëm.


“Unë kam qenë ministër i Arsimit në vitet 2008–2010. Në atë kohë, e kemi pasur goxha shumë prioritet Gjuhën shqipe, Matematikën, IT-në dhe Gjuhën angleze. Donim që koncepti ynë arsimor të jetë i ndërtuar në konceptin e skills”.


Ai nënvizoi se edhe sot, baza e sistemit arsimor mban gjurmën e asaj periudhe reformuese. “Edhe korniza e kurrikulës tashti që është, që është zhvilluar në kohën time sa kam qenë ministër, është goxha e ndërtuar në skills.

”Duke folur për politikat konkrete të asaj kohe, Hoxhaj rikujtoi sigurimin e teksteve shkollore falas, por theksoi se koha kërkon një qasje krejt tjetër.
“Në atë kohë i kemi siguru tekstet shkollore falas, por unë sot mendoj se duhet me dalë në mësim digjital komplet”.


Sipas tij, arsimi i Kosovës duhet të lidhet drejtpërdrejt me teknologjinë moderne. “Se si të ndërlidhet sistemi ynë arsimor me Smart Boards, me laptopë, me AI-në, në nivele të ndryshme”.


Hoxhaj theksoi se Kosova tashmë ka bazë për këtë transformim.
“Kemi shkolla që janë qendra të inovacionit”.