Enver Hoxhaj: Tubim madhështor në Prizren, fryma e fitores po rritet çdo ditë
Enver Hoxhaj, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, ka vlerësuar si madhështor tubimin e PDK-së në Prizren, duke thënë se fryma e fitores po rritet çdo ditë.
Përmes një postimi, Hoxhaj u shpreh se Prizreni nuk mban vetëm histori, por edhe vendime të mëdha për të ardhmen e Kosovës.
“Sot, tubimi madhështor i PDK-së në Prizren dëshmoi se fryma e fitores po rritet çdo ditë. Prizreni nuk mban vetëm histori, por edhe vendime të mëdha për të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj./IndeksOnline/

