10:23 / E Shtunë, 22 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Enver Robelli tha se bota e Islamit po stagnon, teologu ia kthen ndryshe

Një status i gazetarit kosovar, Enver Robelli se bota e islamit po stagnon, ka nxitur reagime të shumta.

Teologu i njohur, Mustafë Bajrami përmes një shkrimin në Facebook i ka shpjeguar atij për çështjen e islamit, shkruan Indeksonline

“Se sa pak e njohin njerëzit tanë botën islame, veçanërisht Lindjen e Mesme, tregon edhe ky shkrim i mëposhtëm.
Këtë shkrim e bënë një njeri i lapsit, njeri për të cilin thuhet se i mbanë dy penkalle në xhep të setrës, dhe një tjetër n’qantën me letra(!). Domethënë, intelektual i përmasave botnore(!!!).
Imagjioni pastaj të tjerët që janë më pak të informuar dhe i lexojnë e pastaj ia bëjnë LIKE këtyre “diamanteve” të Enver Robellit!
Nuk është bash e pa efekt padituria perfide e veshur me petkun e dezinformimeve ekstravagante…”, ka shkruar ai.

Më poshtë, reagimi i Robellit.