75 Mall Live Search
13:15 / E Mërkurë, 01 Janar 2020 / indeksADMonline

Enver Shala i Nismës: S’është kallash i vërtetë, por kallash me fishekzjarre

Zyrtari i lartë i Nismës Socialdemokrate, Enver Shala është përgjigjur ndaj Indeksonline pas videove që ka publikuar ku shihet me një armë në duar duke gjuajtur në Gjermani me rastin e ndërrimit të motmoteve.

Shala që kishte shkruar në profilin e tij se po gjuan me kallash në Gjermani, ka thënë se arma nuk është e modelit kallashnikov të luftës.

“Nuk është kallash i vërtetë, por është i prodhuar si kallash me fishekzjarre për festa” ka thënë Enver Shala për Indeksonline.