75 Mall Live Search
10:27 / E Martë, 24 Dhjetor 2024 / L A

Enzo Fernandez: 18 muajt e parë te Chelsea ishin të vështira

Mesfushori argjentinas, Enzo Fernandez po shkëlqen me Chelsean këtë sezon.

Argjentinasi, ka rilindur nën urdhërat e Enzo Marescas ku është bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm te “blutë” e Londrës.

Fernandez, në një intervistë për “ESPN”-in ka treguar detaje për ambientimin e tij te skuadra dhe formën e mrekullueshme që po e kalon.

“18 muajt e parë te Chelsea ishin të vështirë. Shumë ndryshime… por sot ndihem shumë mirë”. “Maresca më shpjegonte çdo ditë pozicionin dhe unë mësova dhe mora koncepte, duke lexuar lojën çdo ditë më shumë. Ai vërtet më besoi mua”, u shpreh Fernandez.

Fernandez, filloi karrierën te skuadra e River Plate ku më pas u largua drejt skuadrës së Defensa y Justicia, ku me formën e tij aty ngjalli interesimin e Benficas.

Fernandez, u ngrit në karrierë pas performancave të tij në Botërorin e vitit 2022, ku të cilin e fitoi me Argjentinën dhe pas Botërorit u transferua te Chelsea për shumën e 120 milionë eurove./IndeksOnline/