75 Mall Live Search
08:44 / E Mërkurë, 01 Tetor 2025 / G T

Enzo Fernandez provokoi tifozët e Benficas, ky ishte reagimi i Jose Mourinhos

Skuadra e Chelseat mposhti minimalisht 1:0 Benfican, në ndeshjen e UEFA Champions League.

Gjatë ndeshjes, Enzo Fernandez provokoi tifozët e klubit portugezë dhe ata filluan të hidhnin sende në fushë, duke tentuar ta godasin mesfushorin argjentinas.

Kur e pa këtë moment Jose Mourinho u largua shpejt nga stoli dhe u nis drejt tribunave ku ishin vendosur tifozët e Benficas.

Ai e dinte se kjo situatë mund të eskalonte, andaj kërkonte që tifozët të qetësoheshin.

Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi mesfushori i Benficas (autogol)./Indeksonline/

Image