75 Mall Live Search
14:26 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2024 / G T

Enzo Maresca dëshpëron tifozët “blue”, flet për gjendjen e Cole Palmer-it

Skuadra e Chelseat nesër luan ndeshjen ndaj Noah në UEFA Conference League, kurse sot trajneri Enzo Maresca u paraqit në konferencë për media.

Trajneri italian foli për gjendjen shëndetësore të Cole Palmer-it, i cili pësoi një lëndim në vikendin e kaluar në ndeshjen ndaj Manchester Unitedit, shkruan Indeksonline

Siç thotë Maresca, Cole Palmer nuk ka stërvitur me “Blutë e Londrës” dhe nuk është “fit”.

“Cole Palmer nuk ka qenë dje në stërvitje, nuk është i gatshëm.

“Ne shpresojmë që ta kemi atë për ndeshjen ndaj Arsenalit”, u shpreh trajneri Enzo Maresca

Nesër Chelsea luan në Ligën e Konferencës ndaj Noah, kurse të dielën ndaj Arsenalit në Premier League./Indeksonline/