Enzo Maresca e merr komplet stafin e tij te Manchester City
Manchester City ka konfirmuar zyrtarisht stafin teknik që do të punojë me trajnerin e ri, Enzo Maresca, për sezonin e ardhshëm.
Klubi anglez bëri të ditur se Roberto Vitiello, Willy Caballero, Danny Walker, Michele De Bernardin, Marcos Alvarez, Denis Silva dhe Javier Molina do të jenë pjesë e ekipit të Marescas në pankinën e “Citizens”, shkruan Indeksonline
Ndërkohë, trajneri i goditjeve standarde, James French, si dhe trajneri i portierëve, Richard Wright, do të vazhdojnë në detyrat që mbajtën edhe gjatë sezonit 2025/26, duke ruajtur vazhdimësinë në stafin teknik të kampionëve anglezë.
We can now confirm the coaches that will join the Club as part of Enzo Maresca's backroom team.
— Manchester City (@ManCity) July 8, 2026
Find out more ⤵️
Enzo Maresca u emërua trajner i Manchester City më 29 qershor, pasi firmosi një kontratë trevjeçare me klubin. Drejtuesit e Cityt besojnë se stafi i ri do të luajë një rol kyç në realizimin e objektivave të skuadrës në sezonet e ardhshme.
Me kompletimin e stafit teknik, Manchester City tashmë është gati të nisë përgatitjet për sezonin e ri nën drejtimin e Marescas./Indeksonline/

