75 Mall Live Search
14:57 / E Premte, 06 Dhjetor 2024 / G T

Enzo Maresca i konfirmon tri mungesa për ndeshjen kundër Tottenhamit

Trajneri italian i Chelseat, Enzo Maresca u paraqit sot në konferencë për media para ndeshjes derbi në Premier League kundër Tottenham Hotspur.

Tri mungesa do t’i kenë “Blutë e Londrës” për takimin e së dielës, shkruan Indeksonline

Bëhet fjalë për Reece James, Wesley Fofana dhe Micha Mudryk.

“Reece James dhe Wesley Fofana janë duke u rikuperuar dhe po shkon mirë. Por që janë me javë larg fushave”.

“Mudryk është me grip”, u shpreh Enzo

Chelsea të dielën udhëton në Spurs për t’u përballur ndaj rivalit lokal. Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 17:30./Indeksonline/