75 Mall Live Search
14:38 / E Premte, 17 Janar 2025 / G T

Enzo Maresca pyetet për Brojën: S’e di çfarë po ndodh me të, s’kam asnjë informacion!

Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca ka marrë një pyetje nga gazetarët në lidhje me sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, Armando Brojën.

Italiani tha se nuk e ka idenë se çfarë po ndodh me sulmuesin “kuqezi” i cili është i huazuar te Evertonit dhe po flitet se po rikthehet te blutë e Londrës, shkruan Indeksonline

“Nuk kam idenë për të qenë i sinqertë. Unë nuk kam folur me David Moyesin dhe nuk e kam dëgjuar se çfarë ka thënë. Nuk kam asnjë informacion për Armando Brojën”, tha trajneri i Chelseat

Kujtojmë se Broja u lëndua në ndeshjen e parafundit të “The Toffess” dhe po flitet se është ligamenti i kyçit të këmbës. Kjo do të thotë se lojtari “kuqezi” do të mungojë rreth 12 javë./Indeksonline/