75 Mall Live Search
09:25 / E Enjte, 08 Shkurt 2024 / G T

Enzo nuk largohet, dha një mesazh te tifozët e Chelseat pas supergolit të shënuar mbrëmë

Futbollisti i Kombëtares së Argjentinës, Enzo Fernandez nuk dëshiron të largohet nga Chelsea në fund të këtij sezoni.

Mesfushori realizoi një gol tejet të bukur mbrëmë duke mposhtur Aston Villan me rezultatin 3:1 dhe duke siguruar kualifikimin tutje në FA Cup, shkruan Indeksonline

Pas golit të shënuar, Enzo Fernandez dha një mesazh te tifozët nga Londra, duke bërë me shenja që s’po largohet përkundër raportimeve të fundit.

Në mediat angleze u tha se Enzo Fernandez ka bërë gati valixhet dhe pritet të largohet nga Blutë në fund të këtij sezoni.

Enzo u transferua te Chelsea me bujë të madhe nga Benfica në janarin e vitit të kaluar./Indeksonline/