75 Mall Live Search
10:20 / E Hënë, 09 Qershor 2025 / AR

Ephesus Travel and Holidays e ardhmja e shërbimeve turistike

Pas më shumë se 20 vjetëve përvojë dhe shërbim të përkushtuar ndaj klientëve, Ephesus Travel and Holidays ka hyrë zyrtarisht në një epokë të re të operacioneve të saj. Me një logo të re dhe identitet të rifreskuar, Ephesus nuk është më thjesht një agjenci udhëtimi – por një markë moderne, dinamike dhe e orientuar nga teknologjia.

Ky transformim nuk është vetëm estetik. Ephesus tani ofron çmimet më të mira në rajon për destinacionet më të kërkuara në Turqi si Stambolli, Antalia, Bodrumi dhe Qiproja Veriore, përmes “AJet”-it me linja direkte, një nga linjat ajrore më të njohura dhe më të besueshme në Evropë.

Përveç kësaj, fluturimet drejt çdo shteti evropian do të jenë të disponueshme tri herë në javë, duke garantuar fleksibilitet dhe shërbim të jashtëzakonshëm për të gjithë klientët. Ephesus angazhohet të ofrojë një përvojë të nivelit më të lartë – ku cilësia, komoditeti dhe çmimi i volitshëm takohen në një vend të vetëm.

Por kjo është vetëm fillimi i një epoke të re për Ephesus. Me vizionin e saj të zgjerimit global, shumë më tepër destinacione do të shtohen në ofertë së shpejti. 

Vera 2025 do të jetë një sezon i paharrueshëm për pushime në Turqi, me oferta ekskluzive që do të vazhdojnë gjatë gjithë sezonit.

Gjithashtu, Ephesus po kalon në një fazë të avancuar teknologjike, të fokusuar në lehtësimin e procesit të gjetjes dhe rezervimit të pushimeve dhe udhëtimeve në botë .

Bëje të mundur me Ephesus Travel & Holiday