08:35 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Epiqendra e tërmetit të sotëm, afër kufirit Kosovë-Mali i Zi (Foto)

Mëngjesin e sotëm një tërmet ka prekur një pjesë të Kosovës, ku më së shumti është dëgjuar në rrafshin e Dukagjinit.

Tërmeti me magnitudë 3.0 shkallë ka ndodhur në orën 07:24 dhe epiqendra e tij ishte në Mal të Zi, afër kufirit me Kosovën, shkruan Indeksonline.

Dridhja më të mëdha janë dëgjuar në Pejë dhe Deçan.

Ndryshe, gjatë natës së sotme, në orën 01:55 është dëgjuar edhe një tërmet tjetër në këto anë./Indeksonline/