13:21 / E Mërkurë, 20 Janar 2021 / A. M.

Epoka e Re: Thaçi, Veseli dhe të tjerët regjistrohen për të votuar nga jashtë Kosovës

Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, dhe ish-kryetarët e Kuvendit, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Gazeta “Epoka e re” mëson nga burime brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) se edhe Rexhep Selimi, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj dhe Sali Mustafa kanë paraqitur aplikimin e tyre për të votuar.

Mësohet se procedura e regjistrimit dhe e konfirmimit të tyre është në përfundim e sipër.