75 Mall Live Search
21:36 / E Shtunë, 21 Shkurt 2026 / MSH1

Epopeja/ OVL UÇK-ja fton në Këshill Ali Ahmetin dhe Sokol Pogën

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka marrë vendim për themelimin e Këshillit Organizues për organizimin dhe koordinimin e aktiviteteve përkujtimore dhe ceremoniale në kuadër të Epopesë së UÇK-së.

Sipas njoftimit, Këshilli Organizues do të kujdeset për mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve që do të zhvillohen në shënim të kësaj ngjarjeje historike për kombin shqiptar.

Në përbërje të Këshillit janë emëruar: Hysni Gucati – OVL-UÇK, Fadil Shurdhaj – SHIL-UÇK, Xhavit Jashari – SHFD-UÇK, Ali Ahmeti – Ushtria Çlirimtare Kombëtare, Shefket Musliu – Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, Sokol Poga – OVL-UÇK, Tiranë, Agim Çeku, Lahi Brahimaj, Shukri Buja, Ahmet Isufi, Rahman Rama, Nuredin Lushtaku, Abdyl Mushkolaj, Latif Gashi dhe Rustem Berisha.

Po ashtu, është bërë e ditur se në ditët në vijim do të bëhet plotësimi i përbërjes së Këshillit Organizues me anëtarë të tjerë të deleguar nga strukturat përkatëse.

Në mbledhjen e djeshme të qeverisë u mor vendimi për themelimin e Këshillit Shtetëror për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas vendimit të ekzekutivit, në krye të këshillit është emëruar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ndërsa bashkëkryesues do të jetë Andin Hoti. Pjesë e këtij mekanizmi organizativ do të jetë edhe Sami Lushtaku. Në përbërje të këshillit janë përfshirë gjithashtu Elbert Krasniqi, Bashkim Jashari dhe Gazmend Hoxha.