75 Mall Live Search
13:30 / E Enjte, 05 Mars 2020 / indeksADMonline

Epopeja që bashkoi liderët e shtetit

Të gjithë liderët e shtetit u bënë bashkë në kazermën “Adem Jashari”, me rastin e shënimit të 22-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton IndeksOnline.

Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ish kreu i ekzekutivit Ramush Haradinaj e ish presidentja Atfete Jahjaga janë parë duke duartrokitur fjalimin e Rifat Jasharit.

Pas fjalimeve të liderëve, u bë edhe parakalimi i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës./IndeksOnline/