75 Mall Live Search
10:12 / E Enjte, 05 Tetor 2023 / MSH

“Eqrem Çabej” po bëhet me korsi të tretë, Zogaj njofton për punimet

Një korsi e re qarkulluese po hapet në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës, Alban Zogaj.

Përmes një njoftimi në Facebook, Zogaj ka thënë se kjo korsi do të lehtësojë në masë të madhe qarkullimin e komunikacionit.

May be an image of road, tree, street and curb

“Po hapim një korsi të re qarkulluese në Rrugën ‘Eqrem Çabej’.

Korsia e tretë në këtë segment rrugor, do ta lehtësoj në masë të madhe qarkullimin e komunikacionit!” thuhet në njoftimin e Zogajt.

Nënkryetari ka publikuar edhe pamje nga punimet që kanë nisur në këtë rrugë.

No photo description available.
No photo description available.
No photo description available.