Era dëmton palestren sportive në Istog, shkakton dëm mijëra eurosh

Erëra të forta që janë duke mbizotëruar tash e dy ditë në vend kanë shkaktuar dëme të shumta në disa rajone të vendit.
Edhe qyteti i Istogut është goditur nga këto erëra, që shumicën e zonave i kanë lënë me dëme materiale dhe pa energji elektrike.
Indeksonline raporton se këto kushte atmosferike kanë goditur edhe palestren sportive “Labinot Aliaj” në Istog.
Shumë dritare, janë thyer nga era, teksa dëmtime vërehen edhe në konstruktin e jashtëm të palestrës, me zhveshje të murit dhe rrëzim të tullave.
Kujtojmë që kjo palestër ka jo më shumë se dy vite që kur është peruruar.
Ajo mban emrin e të ndjerit Labinot Aliajt, tifoz i klubeve të Istogut dhe gjyqtar futbolli.
Indeksonline ju sjell pamje nga palestra e dëmtuar.