75 Mall Live Search
09:15 / E Mërkurë, 29 Tetor 2025 / P M

Era deri 200 km/orë, uragani “Melissa” godet Kubën, kryeministri xhamajkan e shpall “zonë fatkeqësie”

Uragani “Melissa” ka goditur Kubën, ndërsa era shkatërruese ka arritur deri 200 km/orë.

Uragani goditi Kubën pasi kaloi Xhamajkën, ndërsa konsiderohet si stuhia më e fortë që ka goditur vendin.

Në Xhamajka, kryeministri Andrew Holness e shpalli zonë fatkeqësie dhe paralajmëroi për ndikime shkatërruese.