Era duket si “perëndeshë shqiptare” me këtë veshje
Këngëtarja e njohur shqiptare Era Istrefi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një paraqitje mahnitëse, ku shfaqet me një veshje të punuar me grep, frymëzuar nga stili tradicional.
Pamjen e saj e ka realizuar grimieri i njohur Arber Bytyqi, i cili ndau momentin në rrjetet sociale me mbishkrimin: “Always fun bringing the glam to Era Istrefi’s iconic looks!”
Era shfaqet me një kombinim elegant e sensual, duke treguar edhe një herë pse konsiderohet ndër artistet me stilin më unik në skenën shqiptare./Indeksonline/


