Era e fortë dhe shiu dëmtojnë shtyllat elektrike në Suharekë

Era e fortë dhe shiu i ka dëmtuar shtyllat elektrike në fshatin Semetisht të Suharekës.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i komunës, Bali Muharremaj përmes një postimi në llogarinë e tij Facebook.
Ai ka njoftuar se ekipet emergjente kanë dalur në terren dhe po e vlerësojnë situatën.
Tutje kryetari ka apeluar që dëmet në terren t’i vlerësojnë edhe ekipet e KEDS-it.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së mërkurë dhe enjte do të ketë temperatura më të ulëta si dhe reshje shiu e shkarkime rrufesh.