Era e fortë ndez kabllot e rrymës në Breg të Diellit, rrezikohet djegia e një xhamie

Erërat e forta sot kanë shkaktuar dëme në disa qytete të Kosovës.
Shumë pemë dhe çati shtëpish janë shkatërruar si pasojë e intensitetit të erës, teksa nuk kanë munguar as dëmet në rrjetin energjetik.
Indeksonline raporton se kabllot e rrymës që ndodhën në shtyllat pranë Xhamisë në Bregun e Diellit kanë marrë flakë.
Me të parë incidentin, banorët kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësit, të cilët kanë qenë të shpejt në intervenim.
Zjarrfikësit kanë arritur të shuajnë zjarrin që rrezikonte të përhapej në xhami.
Indeksonline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes: