16:28 / E Martë, 23 Prill 2019 / indeksADMonline

Era e fortë rrëzon shtyllën elektrike në Bresje, banorët që nga mesdita pa rrymë

Ndërtimi i dobët i shtyllave elektrike shpesh ka bërë që një frymë i vetme t’i rrëzojë ato, duke lënë pa rrymë elektrike me orë të tëra vende të ndryshme, por edhe duke rrezikuar jetën e banorëve.

Për shkak të erërave të forta që ka mbretëruar sot, një shtyllë elektrike është shkëputur nga toka në fshatin Bresje të Fushë Kosovës, përcjellë Indeksonline.

Rrëzimi i kësaj shtylle elektrike ka bërë që banorët e kësaj pjese të mbesin pa rrymë që nga ora 12:00.

Ndonëse banorët kanë thirrur zjarrfikësit dhe KEDS-in, asnjëra palë deri më tani nuk kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Madje, rruga e lagjes “Tahir Zema” është bllokuar nga shtylla elektrike duke penguar banorët të lëvizin./Indeksonline/