75 Mall Live Search
15:57 / E Hënë, 23 Maj 2022 / AR

Era e hiteve, nis të numërojë miliona

Sukseset për këngëtaren shqiptare me famë ndërkombëtare, Era Istrefi, nuk kanë të ndalur.

Pas “Bebe”, me 21 maj publikoi hitin e ri të titulluar “TKRKT”, i cili u mirëprit nga fansat e saj, shkruan Indeksonline.

Që në ditën e para të publikimit, kënga u shndërrua në hit ku në kanalin zyrtar në ‘Youtube’ ka grumbulluar afër 1 milion klikime.

Si gjithmonë përveç vokalit, këngëtarja e talentuar mori vëmendje edhe me paraqitjen e saj joshëse ku u shfaq e kuruar deri në detajin e fundit./Indeksonline/