22:10 / E Martë, 04 Gusht 2020 / indeksADMonline

Era e kanalizimit që po i “mbyt” ngadalë prishtinasit në Lagjen e Spitalit!

Kundërmimi i kanalizimit në grazhdën e veturave në një ndërtesë, në të cilën banojnë mbi 50 familje në Prishtinë, po i “mbyt” çdo ditë.

Në lagjen e spitalit, saktësisht në rrugën “Muhamet Qami” qytetarët po ankohen për erën e rëndë të kanalizimit që po i vie.

Sipas një lexuesit të IndeksOnline, kanalizimi është bllokuar në grazhdë të veturave e komuna tash e dy muaj nuk u ka dal në ndihmë.

Qytetari e cilësoj gjendjen katastofike në këtë ndërtesë duke pas parasysh edhe situatën pandemike në vend./IndeksOnline/