12:19 / E Enjte, 14 Mars 2019 / indeksADMonline

Era e keqe në shkollën ‘Sami Frashëri’, nxënësit nxjerrën jashtë

Nxënësit  e shkollës ‘Sami Frashëri’ në Prishtinë janë detyruar të dalin jashtë objektit për shkak të erës së keq që po kundërmon që nga mëngjesi.

Siç shihet në këto pamje, ata po qëndrojnë jashtë objektit shkollor derisa të rregullohet problemi me kanalizim.

Ata thonë se nuk janë lejuar të shkojnë në shtëpi, por po qëndrojnë në oborr të gjithë në pritje.

Se ka probleme me kanalizim e ka konfirmuar edhe Drejtori i kësaj shkolle, Fetah Zejnullahu.

Ai për Indeksonline tha se ekipet përkatëse po shikojnë gjendjen.

“Nuk e dimë a ka shpërthy kanalizimi, po po vjen një erë prej kanalizimit. Tash po vjen edhe Drejtoria e Arsimit, edhe po shikohet gjendja. Njëherë nuk mundna konstatoj asgjë”, ka thënë shkurt Zejnullahu.

Për me shumë shikoni pamjet./Indeksonline/

Mos i humb