22:00 / E Hënë, 26 Shtator 2022 / AR

Era Istrefi dhe Don Xhoni këtë javë lansojnë këngën e re

Këngëtarja e njohur, Era Istrefi, ka bashkuar forcat me reperin Don Xhon. Dyshja pritet të publikojnë këngën e tyre më të re dhe lajmin e kanë ndarë me të gjithë ndjekësit në rrjetet sociale.

Ata kanë postuar disa foto në Instagram, ku shfaqen së bashku nga xhirimet e klipit, të cilat janë kryer këto ditë.

“Ne vendosëm ndjenjat e vjeshtës, shihemi të enjten në 23:59”, kanë shkruar artistët.

Ndërkohë, fansat mezi po e presin këngën, e cila padyshim do të jetë një hit i vërtetë.

Kjo këngë është realizuar nga Sbs Qelik Lipa, ndërsa spoti nga Entermedia.