75 Mall Live Search
17:49 / E Diele, 25 Janar 2026 / AR

Era Istrefi i lë fansat pa fjalë me dy fotografi të reja

Ylli kosovar, Era Istrefi ka rrëmbyer sërish vëmendjen e ndjekësve në Instagram, duke publikuar dy “selfie” joshëse.

Këngëtarja shfaqet me një grim perfekt, të realizuar deri në detaj, duke theksuar stilin unik që e dallon prej vitesh, shkruan Indeksonline.

Me një paraqitje elegante, dëshmoi edhe një herë se mbetet një nga figurat më me ndikim në skenën muzikore dhe të modës.

Era po vazhdon të jetë një emër që di si të mbajë gjithmonë vëmendjen mbi vete, qoftë përmes muzikës apo paraqitjeve të saj të kuruara me shumë shije në rrjetet sociale./Indeksonline/