75 Mall Live Search
18:45 / E Shtunë, 29 Janar 2022 / OSH

Era istrefi me stil të ri flokësh – trend i vitit 2022

Këngëtarja me famë botërore, Era Istrefi, nuk ndalet së kujdesuri për pamjen e saj të jashtme.

Ylli kosovar po befason çdo ditë fansat me dukjen e saj mbresëlënëse, shkruan IndeksOnline.

Era Istrefi në rrjetin e saj “Instagram” ka ndarë me ndjekësit disa foto ku shihet se ka ndryshuar stilin e flokëve.

E, flokët me dy lloj ngjyrash i dhanë shkëlqim edhe më shumë bukuroshes.

Përveç kësaj, Era dukej edhe në formë të shkëlqyer trupore.

Ky stil i flokëve pritet të jetë trend i vitit 2022, pasi këngëtarja Era Istrefi njihet si një nga influeceret kryesore në estradë dhe Kosovë.

Sidoqoftë, kush s’do të donte të dukej kaq bukur?./IndeksOnline/