Era Istrefi po ‘djeg’ skenën, Valdrin Sahiti s’e mban dot veten!

Stilisti i njohur Valdrin Sahiti ka ndarë një postim në rrjetet sociale ku shpreh admirimin e tij për paraqitjet e fundit të këngëtares Era Istrefi.
Ai e përmend se Era është rikthyer fuqishëm dhe po shkëlqen me stilin dhe prezencën e saj, shkruan Indeksonline.
“Edhe Era Istrefi ish dhez, prap po qitke diçka,” shkroi ai, duke shtuar se nuk e di saktësisht çfarë ka ndodhur, por se Era nuk është dukur kurrë më mirë se në paraqitjet e fundit.
Ai madje shton me shaka se duhet të bëjë një pyetje çdo ditë për të zbuluar çelësin e suksesit të saj, duke e lënë të hapur dilemën nëse ky sukses lidhet me faktorin “njeri” apo diçka tjetër./Indeksonline/
