Era Istrefi prek zemrat e fansave me dedikimin për vëllain, dashuria e tyre shihet në çdo foto!
Këngëtarja e njohur Era Istrefi sot ka uruar vëllain e saj, Bledin, me rastin e ditëlindjes së tij, shkruan IndeksOnline.
Ajo ka ndarë në rrjete sociale disa fotografi të përbashkëta, të mbushura me momente gëzimi dhe afërsie familjare.
Në imazhet e publikuara, dyshja shihet mjaft e lumtur, duke dëshmuar raportin e ngrohtë mes motrës dhe vëllait.

Era dhe Bledi shfaqen kaq bukur bashkë, duke e bërë këtë urim edhe më të ndjeshëm dhe plot dashuri familjare.

