75 Mall Live Search
14:12 / E Martë, 17 Shkurt 2026 / AR

Era Istrefi rikthen magjinë e Botërorit 2018 në urimin për pavarësinë e Kosovës

Këngëtarja e njohur shqiptare Era Istrefi ka uruar pavarësinë e Kosovës me një postim të veçantë në rrjetet sociale.

Artistja ka publikuar një video nga performanca e saj, më 2018 “FIFA World Cup”, duke rikthyer emocionet e atij momenti historik, shkruan Indeksonline.

Krahas videos, ajo ka shkruar: “S’harrohet World Cup”, duke theksuar krenarinë dhe rëndësinë që pati për të pjesëmarrja në një nga skenat më të mëdha botërore.

Kujtojmë se Era Istrefi performoi në hapjen e ceremonisë finale të Botërorit 2018, duke përfaqësuar me dinjitet artistët shqiptarë në një event të ndjekur nga miliona njerëz në mbarë botën. /Indeksonline/