Era Istrefi shfaqet me Gjestin nga Nju Jorku (Foto)

Artistja e njohur e muzikës, Era Istrefi, ka ndarë së fundmi një paraqitje të re në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj, shkruan IndeksOnline.
Këngëtarja, e njohur për hitet e saj ndërkombëtare, është shfaqur brenda një makine, e shoqëruar nga Gjesti.
Të dytë kanë shfaqur momente të çiltra dhe pozitive, duke treguar se ndodhen aktualisht në Nju Jork.
Në pamjet e publikuara, dyshja duket në humor të mirë dhe ka ndarë entuziazmin për paraqitjen e përbashkët që i pret.
Era dhe Gjesti do të performojnë sonte së bashku në një nga club-et më të njohura të Nju Jorkut, ku pritet të sjellin një atmosferë të zjarrtë për publikun e tyre.



