75 Mall Live Search
11:53 / E Shtunë, 26 Mars 2022 / MSH

Era po vjen me “Bebe”

Fansat kanë qenë në pritje të një projekti të yllit Era Istrefi, tash e një kohë.

Megjithatë pritja duket se është gati të marrë fund, pasi këngëtarja është tashmë në proces e sipër të përfundimit të këngës së saj më të re, “Bebe”.

Lajmin e ka konfirmuar vet ajo, përmes publikimit të ‘trailer’-it të klipit, në llogaritë e saj zyrtare në rrjetet sociale.

Era ka bërë të ditur se kënga “Bebe” do të publikohet më datë 31 të këtij muaji./ IndeksOnline/