75 Mall Live Search
19:35 / E Shtunë, 28 Maj 2022 / MSH

Era rrëzon lisin në lagjen Qafa, bllokohet rruga!

Reshje shiu dhe erëra të forta janë duke mbizotëruar aktualisht në vend.

Në kryeqytet, ky mot është duke shkaktuar trazira në komunikacion, raporton Indeksonline.

Pak çaste më parë, nga erërat e forta është thyer një lis në rrugën “Fehmi Agani” në lagjen Qafa.

Ky lis është rrëzuar në rrugë, duke e bllokuar qarkullimin e veturave.

Indeksonline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes.