Era rrëzon pishat në parkun rekreativ në Sllatinë të Fushë-Kosovës

Erërat e forta të ditëve të kaluara që mbizotëruan në pjesë të ndryshme të vendit, kanë shkaktuar dëme të mëdha.
Në fshatin Sllatinë tash e sa vjet funksion si park rekreativ, vendi i njohur tek “Pishat e Sllatinës”. Ai gjatë kësaj periudhe ka pësuar shkatërrim për shkak të erërave të forta.
IndeksOnline mëson se në lidhje me shkuljen e drunjve tashmë në vend të ngjarjes ka dalë edhe inspeksioni nga Agjencia e Pyjeve i cili ka shikuar nga afër dëmtimit që i është bërë këtij parku.
Më poshtë ju sjellim pamje:


