19:57 / E Martë, 04 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Era rrëzon shtyllën e ndriçimit në Mitrovicë, rrezikohen qytetarët

Erërat e forta që kanë goditur disa pjesë të vendit tonë ditën e sotme, si gjithnjë kanë sjellë edhe dëme.

Madje, një shtyllë e ndriçimit publik në Mitrovicë është rrëzuar, duke rrezikuar kështu edhe jetën e vet qytetarëve, transmeton IndeksOnline.

Ky rast ka ndodhur saktësisht në rrugën “Ukshin Kovaçica”, ku edhe në fotografi mund të shihni se si shtylla është rrëzuar, e cila është e vendosur fare pranë shtëpive të banimit.

Kujtojmë që në orët e mbrëmjes së sotme, po mbretëron mot me stuhi e shi, derisa nesër pritet të ketë edhe reshje të borës./Indeksonline