08:44 / E Diele, 08 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Era Rusi i dedikon këngën ‘Në emër të shpresës’ tragjedisë në Shqipëri

Këngëtarja shqiptare Era Rusi së fundmi ka publikuar këngën e re që i ka dedikuar tragjedisë së 26 nëntorit.

Këngëtarja ka sjellë këtë këngë në bashkëpunim me Ylli Bakan, projekti i tyre vjen me titull “Në emër të shpresës”.

Projekti vjen i kompletuar edhe nga ana vizuale, përmes të cilit pasqyron ngjarjen e fundit në shtetin amë.

“Ne nuk mund të ndalojmë katastrofat e natyrës. Por, mund të bëjmë secili diçka për të minimizuar dëmet… dhe të gjithë bashkë mundemi të bëjmë ndryshime të mëdha”. “Ky bashkëpunim erdhi pas tërmetit plot pasoja të 26 nëntorit 2019. Të ardhurat nga klikimet e këtij projekti do t’i shërbejnë një kauze të rëndësishme. Mirëqenien e një fëmije të mbijetuar, i cili ka nevojë për arsim, si mënyra e vetme ndaj një jetese të sigurtë”, është shkruar në hyrje të kësaj këngëje.