75 Mall Live Search
14:50 / E Diele, 13 Dhjetor 2020 / OSH

Era shtet, Policia dhe inspektorët në Brezovicë, kontrollojnë lokalet se a po respektohen masat

Pas raportimeve të Indeksonline se në Qendrën Turistike në Brezovicë nuk janë duke u respektuar aspak rregullat kundër koronavirusit, Policia së bashku me disa inspektorë sot kanë dal për ta parë gjendjen nëpër lokale të Brezovicës.

Dje u dënuan shumë kompani autobusësh se organizuan ekskursione me nxënës, që është e ndaluar sipas masave të Qeverisë së Kosovës.

Indeksonline ka arritur të siguroj pamje nga inspektimi i Policisë dhe Inspektoratit sot në Qendrën Turistike.

Sipas rregullave të Qeverisë së Kosovës nuk lejohen grumbullime mbi 5 persona./Indeksonline/