“Era verë” me Alba Vukajn, nga kjo e premte në T7 prej 20:10

Emisioni “Era verë” rikthehet në T7 me sezonin e ri nga kjo e premte.
Risia e këtij formati televiziv tejet i suksesshëm në dy vjetët e kaluar, do të jetë Alba Vukaj, e cila do të jetë në rolin e prezantueses. Ajo vjen për herë të parë në këtë rol pasi mori pjesë në “Big Brother VIP Kosova” ku u cilësua si një nga vajzat më të bukura të edicionit të dytë dhe u bë tejet virale duke tërhequr shumë vëmendje.
Nga ana tjetër, edhe ky sezon i “Era verë” vjen i mbushur me shumëçka, duke nisur nga intervistat interesante në studio, shumë rubrika përmes së cilave do të promovohen bukuritë e Kosovës, materiale me personazhe virale të rrjeteve sociale, lidhje të drejtpërdrejta nga të gjitha qytetet e Kosovës e duke mos harruar mërgimtarët që zënë një vend të rëndësishëm.

Dhe, këtë herë do të jetë pikërisht një rubrikë dedikuar enkas atyre, me një emër që padyshim se do t’i emocionojë.
Për më shumë rreth të gjitha surprizave të këtij edicioni të tretë të “Era verë”, ju ftojmë të ndiqni të premten T7 nga ora 20:10 kur do të jetë premiera për këtë verë.

Ky emision do të transmetohet çdo ditë, nga e hëna në të premte.
Më poshtë mund të shikoni promon e emisionit.