17:08 / E Hënë, 23 Gusht 2021 / LB

Erando Karabeci afër marrëveshjes me Prishtinën

Kampioni në fuqi, Fc Prishtina, është afër të nënshkruajë me mesfushorin Erando Karabeci, mëson Indeks Online.

Karabeci vjen tek kryeqytetasit si kampion me Teutën në kategorinë Superiore sezonin e kaluar.

32-vjeçari ishte pjesë e klubit të Tiranës për 11 vite, duke u shpallur kampion edhe aty.