75 Mall Live Search
17:36 / E Martë, 21 Tetor 2025 / MSH

Erblina Tahiraj – femra më e votuar nga AAK-ja në Prishtinë

Erblina Tahiraj është kandidatja që mori më së shumti vota nga AAK-ja, në garën për Kuvend Komunal të Prishtinës.

Tahiraj mori 251 vota dhe për të, është nder të jetë përfaqësuese e qytetarëve në Kuvendin Komunal, shkruan IndeksOnline.

“Ky mandat më obligon të jem forcë e vendimeve të drejta dhe përfaqësuese e denjë e interesit publik. Çdo votë është besim që do ta nderoj me punë, transparencë dhe përkushtim të plotë” u shpreh ajo, pas numërimit të votave nga QKN-ja.

Ky është postimi i plotë i Tahirajt:

Kur qytetarët e Prishtinës më zgjodhën si më të votuarën në mesin e shumë vajzave dhe grave të AAK-së, nuk më dhanë vetëm një numër votash, por ma besuan zërin, shpresën dhe pritjet e tyre.

Të jem përfaqësuese e qytetarëve në Kuvendin e Kryeqytetit është nderi i jetës sime dhe përgjegjësi që do e mbaj me zemër, ndërgjegje dhe angazhim.

Ky mandat më obligon të jem forcë e vendimeve të drejta dhe përfaqësuese e denjë e interesit publik. Çdo votë është besim që do ta nderoj me punë, transparencë dhe përkushtim të plotë.

Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen dhe dashamirësinë! Kjo fitore ju përket juve.