Erden Atiq hedh votën, fton qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre

Erden Atiq, kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, ka kryer obligimin e tij.
Atiq, votën e tij e hodhi në shkollën teknike në veri të vendit.
“I bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre”, u shpreh i pari i Mitrovicës së Veriut.