11:04 / E Hënë, 29 Maj 2023 / B O

Erden Atiq i nis kërkesë zyrtare KOSTT dhe ZRRE, kërkon fillimin e pagesës së rrymës në Mitrovicën e Veriut

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq i ka nisur sot një kërkesë zyrtare KOSTT-it dhe ZRRE-së për kyçjen e energjisë dhe fillimin e pagesës së rrymës elektrike në institucionet publike.

“Sot ju drejtova KOSTT dhe ZRRE me kërkesën për të na kyçur dhe filluar pagesën e rrymës elektrike në institucionet publike të Komunës sonë.
Gjithashtu kërkova që të na njoftojnë mbi borxhin që i duhet paguar institucioneve të Republikës së Kosovës për rrymën e papaguar nga komuna që drejtoj” shkruan Atiq në njoftim./Indeksonline/