75 Mall Live Search
11:08 / E Martë, 18 Prill 2023 / B O

Erdhi me bujë në janar, por Llapi njofton largimin e lojtarit të huaj

Llapi e kishte prezantuar si transfer të madh nënshkrimin me mesfushorin qipriot, Martinos Christofi.

Por 29 vjeçari është larguar nga klubi pas 3 muajsh.

“Ju njoftojmë se me marrëveshje të dyanshme kemi rënë dakord për mbylljen e bashkëpunimit me mbrojtësin Martinos Christofi.
Martini u bë pjesë e jona gjatë afatit kalimtar të janarit, por që palët vendosën të ndërpresin bashkëpunimin me marrëveshje si dhe falenderojmë atë për angazhimin dhe kontributin e dhënë” thuhet në njoftimin e KF Llapit./Indeksonline/