Erdhi me bujë te Bayerni, mbrojtësi pranë largimit nga skuadra gjermane
Sacha Boey erdhi me bujë te Bayern Muncheni, por sipas BILD-it, mbrojtësi i krahut është afër rikthimit tek ish-klubi i tij, Galatasaray Istanbul, ku bëri 83 paraqitje zyrtare përpara se të transferohej në Mynih.
Aktualisht po zhvillohen diskutime nëse kontrata do të përfshijë një opsion blerjeje apo nëse do të jetë huazim për pjesën e mbetur të sezonit.
Sipas disa raportimeve të mediave turke, profesionisti i Bayernit pritet të mbërrijë në Stamboll të enjten pasdite për t’iu nënshtruar një kontrolli mjekësor dhe për të nënshkruar kontratën./Indeksonline/

