08:21 / E Shtunë, 15 Qershor 2024 / Gj. Sh

Erdhi momenti i kuqezinjëve, Shqipëria sonte luan kundër Italisë

Sonte Kombëtarja e Shqipërisë nis avenurën në Kampionatin Evropian ”Euro 2024”, i cili po mbahet në Gjermani.

Kuqezinjtë e Sylvinhos do të përballen me Italinë, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin ”signal Iduna Park”, më fillim nga ora 21:00.

Kombëtarja ka një përkrahje të madhe nga tifozat Kuq e Zi, pasi sipas raportimeve pritet të jenë mbi 50 mijë shqiptar në triubuna për ta përkrahur Shqipërinë

Kjo është hera e dytë që Shqipëria merr pjesë në një Kampionat Evropian, pas atij të vitit 2016 në Francë.

Kujtojmë që Shqipëria është në Grupin B, së bashku me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën./IndeksOnline/