75 Mall Live Search
17:40 / E Mërkurë, 13 Prill 2022 / AR

Erdhi momenti i shumëpritur, Donaldi gjithnjë e më afër Borës

Aktori shqiptar, Donald Veshaj, ka folur për herë të parë në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, ku ka zbuluar se shumë shpejt programi i tij dhe Romeos do të nisë transmetimin në Top Channel.

Në emision Donaldi mori një telefonatë nga gazetarja e cila i ofroi të bëhet pjesë e një reklame biznesi ku Donaldi duhej të shtrihej në dëborë, shkruan Indeksonline.

Ai u shpreh se i pëlqen tej mase ideja, e sidomos slogani: “Shkriu bora”. Ndër të tjera u tha se reklama do të transmetohet në çdo televizion shqiptar e sidomos në Top Channel ku do të jetë pjesë e çdo emisioni.

Veshaj gjithashtu zbuloi se emisioni i tij dhe Romes do të transmetohet së shpejti.

Me shumë mundësi do të jeni dhe tek ne sepse do sjellim diçka shumë të bukur në Top Channel. Vjen shumë shpejt”, u shpreh ai./Indeksonline/