18:30 / E Mërkurë, 12 Gusht 2020 / indeksADMonline

Erdhi në Kosovë për vizitë, gruaja gjermane infektohet me koronavirus

Një grua nga qyteti gjerman që gjendet në Bavari, Amberg ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus pas vizitës që ishte në Kosovë.

Ky qytet të hënën lajmëroj dy raste të reja me koronavirus mes udhëtarëve që po ktheheshin nga vizitat jashtë Gjermanisë. Në mesin e tyre ishte edhe kjo grua që kishte vizituar Kosovën me një grup që po zhvillonin një lloj turneu, transmeton Indeksonline.

Sipas informacioneve nga shefi i departamentit të shëndetësisë, Dr. Roland Brey, Kosova u tregua e shpejtë dhe i  dha një listë me të dhënat e kontaktit të pjesëmarrësve në udhëtim.

Brey thekson se ka akoma janë pushimet shkollore në Bavari dhe për këtë arsye disa qytetar  nuk janë kthyer ende në shtëpitë e tyre .

“Ju duhet të shihni se si numrat rriten kur fillon vala e kthimit”, u shprehë ai për mediat gjermane./Indeksonline/