75 Mall Live Search
10:26 / E Diele, 14 Shkurt 2021 / OSH

Erdhi nga Gjermania për të votuar, mërgimtari nuk e gjen emrin në listat e votuesve!

Një mërgimtar nuk është lejuar të votojë në një qendër të votimit në Podujevë.

Ai ka thënë se ka ardhur nga Gjermania për të votuar, por që atij i është mohuar kjo e drejtë.

“Kam ardhur para një jave vetëm që të votojë, vetëm një familjar tonin e kanë lejuar të votojnë, kam qenë në listë të votuesve, kurse tash më kanë fshirë. Këtë as regjimi serb nuk e ka bërë, nuk e ka penguar votimin. Kjo është shkelje e të drejtave të njeriut”, ka theksuar ai për Rtv Dukagjinin.

Ai ka pohuar se nga Gjermania ka ardhur vetëm për të votuar pasi nuk ka dashur ta bëjë atë përmes postës.